Sami Lushtaku komenton plagosjen e dy policëve në Skenderaj

Aktuale

Sami Lushtaku komenton plagosjen e dy policëve në Skenderaj

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:01
Sami Lushtaku

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, dhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku po dyshohet se është përfshirë në një plagosje të dy policëve mbrëmë në Skenderaj.

E për këtë ka folur Sami Lushtaku. Ai tha se lajmin e ka parë në media, por se nuk është në rrjedha se çfarë ka ndodhur.

“Po lajmin e pashë në media, por në të vërtetë nuk kam informacione se çfarë ka ndodhur”, tha Lushtaku.

Sami e Nuredin Lushtaku nuk njihen për marrëdhënie të mira me njëri tjetrin, pasi kanë pasur përplasje të mëdha gjatë një kohe për çështje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat