Specialja konfirmon vizitën e Gucatit në Kosovë

Aktuale

Specialja konfirmon vizitën e Gucatit në Kosovë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:45
Hysni Gucati

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati , po e zhvillon një vizitë në Kosovë.

Nën masat e rrepta të sigurisë Gucati, e ka vizituar nënën e tij e cila është e sëmurë dhe është e shtrirë në spital.

Vizita e tij u konfirmua edhe nga Dhomat e Specializuara.

Zëdhënësja Angela Griep, në një përgjigje tha se vizita është lejuar për “arsye humanitare bindëse”.

Griep tha se ish-kreu i OVL UÇK-së do ta takojë familjen e tij të ngushtë.

“Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”- thuhet në përgjigjet.

Hysni Gucati, ishte në Kosovës pak ditë pasi atij i vdiq babai.

Avdullah Gucati vdiq më 27 maj 2022.

Ish-kreu i veteranëve dhe zëvendësi i tij Nasim Haradinaj u dënuan nga Specialja me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat