​Kurti: Qeveria e Kosovës do të mbulojë edhe këtë vit policën kufitare për bashkatdhetarët tanë

Aktuale

​Kurti: Qeveria e Kosovës do të mbulojë edhe këtë vit policën kufitare për bashkatdhetarët tanë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 15:16
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për mërgatën. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, i cili bëri të ditur se polica mund të blihet fizikisht në pikat kufitare, por edhe online. Ai në fjalën hyrëse gjatë mbledhjes së Qeverisë është zotuar se janë duke punuar që për herë të parë të jetësohet koncept-dokumenti për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë.

Shefi i ekzekutivit gjatë mbledhjes së Qeverisë u ka uruar mirëseardhje mërgatës, duke shtuar se dëshirojnë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta.

Ai tha se dëshirojnë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta.

Kurti: Edhe sivjet Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët

“E për të lehtësuar këtë, edhe sivjet, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë. Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë. Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, për të evituar pritjet në kufi ajo mund të blihet edhe online para se të niseni. E pasi ta kenë blerë bashkatdhetarët tonë policën, ata mund të aplikojnë për rimbursim të pagesës në formularin po ashtu online të Ministrisë së Financave”, ka njoftuar Kurti.

Kurti shtoi se mërgata është pjesë integrale e fuqishme e planit për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës.

Kurti: Po punohet për herë të parë për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke punuar në strategji dhe në ligjin për diasporë. Gjatë gjithë vitit kabineti Qeveritar ka zhvilluar “Dialogun me Mërgatën” dhe një proces i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit. Janë duke u pilotuar për herë të parë programet për angazhimin e potencialit ekonomik, shkencor e profesional të mërgatës në kuadër të MPJD-së. Po punohet për herë të parë për të jetësuar koncept-dokumentin për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë dhe certifikimin e gjuhës”, ka shtuar ai para kabinetit qeveritar.

Po ashtu, Kurti shtoi se është duke u pilotuar alternativa kulturore për komunitetin shqiptar dhe jo-shqiptar jashtë vendit, në mënyrë që të ketë ndërlidhje me komunitetin edhe përmes artit dhe kulturës. Ai theksoi se MPJD ka krijuar mekanizma të rinj për të adresuar kërkesat dhe problemet e mërgatës në raport me shërbimet të cilat i ofrojnë misionet diplomatike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat