A është vetëvrasje politike për Vuçiqin, njohja e Kosovës, përgjigjet Kamberi

Aktuale

A është vetëvrasje politike për Vuçiqin, njohja e Kosovës, përgjigjet Kamberi

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:35
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ata që e kanë krijuar krizën e Kosovës dikur, ende kanë ndikim në jetën politike në Serbi.

Ai në Tëvë 1 deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka të lehtë të pranojë njohjen e Kosovës teksa shton se mbetet të shihet se cila do të jetë alternativa e Serbisë për këtë çështje.

“Sigurisht nuk është e lehtë, ata që faktikisht e kanë sjellë krizën e Kosovës ata janë akoma gjallë njerëz që kanë ndikim në institucione. Nuk e ka të lehtë, do të shohim megjithatë cila është alternativa tjetër që Serbia të vazhdojë me një politikë të mashtrimit në radhë të parë të popullit të vet se Kosova është e jona”, tha ai.

Madje, Kamberi shtoi se shteti serb tashmë e ka të qartë se pa marrëveshjen finale me Kosovën nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq i pyetur se a ka ndryshuar qëndrimin opinioni publik lidhur me marrëveshjen finale me Kosovën, deputeti shqiptar thotë se atje ka ndikim vetëm televizioni shtetëror që bën politikën zyrtare të Serbisë karshi Kosovës.

“Po, natyrisht është një opinion që më tepër ndjekë mediumin shtetëror RTS i cili edhe e bën këtë politikën zyrtare se Kosova është pjesë e Serbisë, ne nuk heqim dorë nga Kosova kurrë se nuk do ta njohim kurrë. Prandaj edhe në atë Serbinë rurale është televizioni shtetëror ai që ndikon. Megjithatë, një ndryshim, një qasje e re po ashtu ka mundësi të ndërtohet përmes të njëjtave mjete të informimit”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat