Kamberi numëron padrejtësitë që Serbia po u bën shqiptarëve të Luginës

Aktuale

Kamberi numëron padrejtësitë që Serbia po u bën shqiptarëve të Luginës

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:40
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ndër tjera tha se shteti serb është vendi i vetëm që me ligj ua ndalon pakicat të mos i përdorin simbolet kombëtare apo t’i ndryshojnë ato. 

“Kemi tema të caktuara të cilat Beogradi duhet t’i trajtojë ngjashëm siç trajtohen në rajon. Të marrim shembull përdorimin e simboleve kombëtare, në Kosovë askush nuk i pengon komunitetet apo komunitetin serb që ta përdor simbolin kombëtar, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të zi nuk i pengon për ta përdor atë. Serbia është i vetmi vend i cili me ligj ndalon pakicat, i detyron t’i  ndryshojnë simbolet kombëtare faktikisht sepse nuk pranon simbol kombëtar të një pakice nëse është identik me simbolin e shtetit tjetër dhe pakica janë detyruar t’i ndryshojnë simbolet e veta kombëtar”, tha ai.

Tutje Kamberi tregon se shqiptarët nuk kanë pranuar të ndjekin një praktikë të tillë duke mos pranuar që t’i ndryshojnë simbolet e veta kombëtare.

Ai thotë se Serbia duhet të ndjekë praktikën e mirë që ekziston në Kosovë nëse dëshiron të ketë raporte të mira me vendet fqinje.

“Shqiptarët nuk kanë pranuar dhe ne presim që në kuadër të kësaj Serbia duhet ndjekur praktikën e mirë e cila ekziston në Kosovë dhe në vendet në rajon nëse dëshiron të ketë raporte të mira me fqinjët”, tha Kamberi në Tëvë1”, tha Kamberi.

Duke pohuar për padrejtësitë që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginë, Kamberi foli edhe për pasivizimin e adresave të asaj pjese për të cilat tha se Serbia nuk ka të drejtë t’i pasivizojë ato.

Ai madje tha se ky proces mund edhe të rikthehet me një presion më të madh ndërkombëtar.

“Serbia i ka pasivizuar adresat e vendbanimeve por nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’i pasivizojë nga shtetësia qytetarët prandaj ky është një proces i cili mund të rikthehet me një presion më të madh ndërkombëtar ku Serbia do të duhet t’i rishikoj vendimet e ndërmarra për ecilin rast individual, t’i jepet mundësia njerëzve që të bëjnë adresë të re atje ku kanë jetuar, ku e kanë pasurinë, ku i paguajnë tatimet dhe ku i kanë varret e të parëve. Prandaj është një proces i cili mund të rishikohet por gjithçka çka i përket Serbisë në raport me shqiptarët varet se a do të jetë vëmendja e ndërkombëtarëve  e adresuar në këto tema”, deklaroi Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat