Çun Lajçi: Bollni ma! Merruni me vetveten - jo me Ramën e Albinin, do ti trokas në derë Salihut ...

Aktuale

Çun Lajçi: Bollni ma! Merruni me vetveten - jo me Ramën e Albinin, do ti trokas në derë Salihut ...

Nga: A.ZH Më: 6 korrik 2022 Në ora: 10:32
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka pyetur se pse po urrehet ai që populli e zgjodhi për të parin e vet.

Në një postim në Facebook, ai ka kërkuar që të lihen rehat Edi Rama dhe Albin Kurti. Sipas tij, Kosova është një “grusht” dhe po të “çprushet hiri, eshtrat do të dalin në fushë”.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

Mos e çprushni hinin, se dalin eshtnat për fushë

Po lexoja një doracak, për Hafuz Osman Potin e Boshtrricës. Për Lumen e lumjanët e vuajtjet e tyne. Për t'birin e tij po lexoja, për Fadil Potin, heshtakun e mençur, e nuk me hiqej mendja nga Osmani, ai afaristi i Bolonjes, që e mban emnin e gjyshit. Ai më rrinte karshi me citatet e pleqëve n'za që i kishte Luma!

"E papasmja, (mospasmja, mos me pasë), asht derë e hekurit! Kishin thanë burrat n'za t'Lumës n'vitin 1913 e vazhduan me thanë deri sa vdiq, ai xhaxhi i çmendur, që pinte gjak shqiptari!

Vonë, shumë vonë u hap ajo derë hekuri për popullin e vuajtun, e tepër vonë filloi kamja e malokëve, malësorëve lumjanë, që kurrë s'pushuan me luftua me serbin e kurrë Kosovën s'e lan vetëm!

Po lexoja doracak e sa m'dilte para Osman Poti n'Bolonje sa i ati Fadili n'Boshtrricë.

Mos me pasë ( e papasmja) asht derë çeliku që t'thehet rrashta po i mëshove me kokë, i thashë vetës, si Fadili i Boshtrricës e para m'duel Ibrahim Rugova me frakun francez bojë ari, i buzëqeshun para Katedrales n'Prishtinë!

- Mos e ngucni njeri-tjetrin! Mos e përqeshni skamnorin as t'kamunin! Hoxhën as priftin!

Xhamitë na duhen, kurrë boll s'janë! Le t'marohet e madhja e ma e madhja! Dhe mos e indentifikoni me njeriun e Stambollit, se inatoset Evropa!

Katedrales marojani edhe kambanaren tjetër, e mos e lutni as mos e pritni Papën, se kishat ishin e janë tonat. Besimtarët e tyne, t'parët ishim ne, para se t'vinte turku me çallme!

Mos urreni, se nuk baheni ma të mëdhej! Dashnia e mban shqiptarin të pragu, jo inati!

Hajnitë janë zakonet e serbit. Edhe tradhtitë edhe vrasjet!

Nuk iu do Zoti nëse e urreni vetveten e tjetrin!

Mirë me kojshitë, kishte thanë nji evlia! Dhe mirë e kishte thanë!

Pse duhet urrejtë Ai që populli e zgjodhi për t'parin e vet?

Ku e keni durimin, nëse s'e keni mençurinë?

Merruni me vetveten, jo me Ramën, jo me Albinin, jo me kojshitë e Karadakut e Kalamegdanit!

Kosova asht nji grusht e po e çprushet hinin, dalin eshtnat tonë n'fushë. Mund t'iu ndjekin edhe n'andrra!

Me Zotin n'qiell e me Amerikën mirë, m'tha e fraku i zi u përflak me ar!

E lash hazreti Ibrahimin me ruejt Katedralen! E lash Fadil Potin me ruejt Boshtrricën. N'Bolonjë ia lash t'birin, Osmanin dhe u nisa për Tiranë, me ia çua selamin e dashnisë, atij që i del Zot Kosovës, sa herë i ipet rasti e sa herë shkon n'Bruksel!

Po!

Dashni na duhet edhe kur s'kemi ujë me i la mëkatet! Edhe kur s'kemi bukë me ba be n'dritat e synit: Kjo trohë m'vërboftë, n'qoftëse rrejë, n'qoftëse vjedhi, n'qoftëse vras!

Kur t'futem n'Tiranë do ti trokas n'derë Salihut e n'zyrë do ti shkoj Edit: Bollni ma, ju që silleni rreth mullarit, se grushti po u hap, çprushet hini, e eshtnat dalin për fushë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat