Kurti takohet me drejtorin e hebrenjve në Amerikë

Aktuale

Kurti takohet me drejtorin e hebrenjve në Amerikë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:13
David Harris dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Greqi, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik të Kryeministrisë, thuhet se Harris e Kurti kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.

Gjatë takimit, Harris e ftoi Kurtin për një vizitë në Izrael, njofton ZKM.

“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael”, thuhet në komunikatë.

Në takim u fol edhe për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, ku u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Harris e Kurti diskutuan për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat