Kurti e fton teoricienin Fukuyama ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Kurti e fton teoricienin Fukuyama ta vizitojë Kosovën

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:50
Foto nga takimi

Në Tryezën vjetore të 26 të organizuar nga “The Economist”, pas kryeministri Albin Kurti, e takoi Francis Fukuyamën, teoricienin e mirënjohur botëror të sistemeve dhe  ekonomisë politike.

Kurti bisedoi me Prof. Fukuyamën, duke e njoftuar për ekonominë e Kosovës si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Ata thuhet se diskutuan edhe për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit, si dhe për atë se çka mund të mësohet nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Kryeministri e ftoi Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat