Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër i Kulturës

Aktuale

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër i Kulturës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:52
Sylejman Elshani

Pas lirimit nga detyra, që ditë më parë iu bë Sejnur Veshallit, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka emëruar Sylejman Elshanin, në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në dokumentin e vendimit, thuhet se Elshani, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, por dhe të tjera.

Poashtu ai është i obliguar që të deklarojë pasurinë brenda 30 ditëve.

Sejnur Veshallit ishte shkarkuar me kërkesë të kryetarit të partisë së tij.

Ai kishte deklaruar se kryeministri Kurti i kishte thënë që “iu bë e padrejtë” me rastin e largimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat