​Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Qeveria miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit

Aktuale

​Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Qeveria miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Sipas Qeverisë, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e studimit të fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ndërsa vendimi i dytë i miratuar në këtë mbledhje, ka të bëjë me projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, për autorizim të ministres së Ekonomisë nga presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe marrëveshjes për implementimin e projektit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses negocimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe marrëveshjes për implementimin e projektit "Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit".

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat