​Osmani: Festat si Bajrami mbajnë gjallë shpresën dhe shpirtin solidar

Aktuale

​Osmani: Festat si Bajrami mbajnë gjallë shpresën dhe shpirtin solidar

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:02
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që Kurban Bajrami të kremtohet e përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha familjet tuaja”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar.

“Festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar për t'i mbështetur njerëzit në nevojë në këtë kohë sfiduese. Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat