Inspektorati po heton një zyrtar policor, dyshohet për përfshirje në një rrahje në Kamenicë

Aktuale

Inspektorati po heton një zyrtar policor, dyshohet për përfshirje në një rrahje në Kamenicë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e hetuar zyrtarin policor F.K. për përfshirje në një rrahje të shtunën në Kamenicë.

Në një përgjigje nga IPK-ja kanë thënë se hetuesit e Departamentit të Hetimeve janë të njoftuar lidhur me rastin në fjalë.

“Të njëjtit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave përderisa në konsultim me prokurorin  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

“Zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është i dyshuar deri në këtë fazë të hetimeve për veprën penale sulm dhe IPK në interes të hetimit pritet të rekomandojë suspendimin për të njëjtin”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rrahja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” rreth orës 23:11.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale  janë rrahur mes veti  katër meshkuj kosovar, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat