Gërvalla: Kosova e kupton mirë se ku po kalon Ukraina

Aktuale

Gërvalla: Kosova e kupton mirë se ku po kalon Ukraina

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:34
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përgëzuar EULEX-in për iniciativën e ndërmarrë për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, duke e cilësuar atë si iniciativë kreative dhe të dobishme.

Gërvalla tha se Kosova nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë, e ka mbështetur këtë të fundit.

“Dua ta falënderoj EULEX-in për këtë iniciativë kreative dhe të dobishme. Kosova nga dita e parë e luftës së pajustifikueshme të Rusisë, ka treguar se ku qëndron Kosova, dhe ne qëndrojmë në anën e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tha se Kosova e kupton shumë mirë gjendjen në të cilën është duke kaluar Ukraina.

“Ndihmat humanitare, sanksionet dhe të gjitha masat tjetra politike e sociale janë një arsye që tregojnë se Kosova e kupton mirë se ku po kalojnë ukrainasit:, ka thënë Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat