Haradinaj takohet me gruan e Nasimit, ka dy fjalë për të

Aktuale

Haradinaj takohet me gruan e Nasimit, ka dy fjalë për të

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:42
Ramush Haradinaj dhe gruaja e Nasim Haradinajt, Xhejlonja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpinë e Ismail Haradinajt, babait të ish-pjesëtarit të UÇK-së që po vuan dënimin në Hagë, Nasim Haradinajt.

Kreu i AAK-së është pritur nga bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja.

“Vizitë në shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj, ku na priti bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja, e fortë dhe krenare si gjithherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj është dënuar para tre muajve me 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat