Albulena Haxhiu kërkon nisjen e hetimeve për Buzhalën

Aktuale

Albulena Haxhiu kërkon nisjen e hetimeve për Buzhalën

Nga: N. Sh. Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:10
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për skandalin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala.

Buzhala u raportua sot se pyetjet e një provimi për rekrutimin e stafit profesional gabimisht i dërgon tek një gazetare, derisa po synonte t'i dërgonte tek personi që do të hynte në testim.

Ministrja Haxhiu pohoi se kandidatët vazhdueshëm ankohen për procedurë jo-meritokratike të rekrutimit brenda sistemit të drejtësisë.

Postimin e plotë i Albulena Haxhiut:

Janë të panumërta ankesat që adresohen në Ministri të Drejtësisë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë. Kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve pra për procese të kurdisura.

Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij.

Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat