Gërvalla sot e pret ministrin e Jashtëm të Polonisë në aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Gërvalla sot e pret ministrin e Jashtëm të Polonisë në aeroportin e Prishtinës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:40
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot në orën 18:30 do ta presë homologun e saj polak, Zbigniew Rau, në aeroportin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Komunikim e MPJD-së.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, mediat mund të marrin vetëm pamje nga pritja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat