“Nova” mëson se Putin do të hap në Serbi stacionin televiziv “Rusia Sot” të cilën e ka ndaluar e gjithë BE-ja

Aktuale

“Nova” mëson se Putin do të hap në Serbi stacionin televiziv “Rusia Sot” të cilën e ka ndaluar e gjithë BE-ja

Nga: Fatmir Beka Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:42
Vuçiq, Putin

Gazeta serbe “Nova.rs” ka mësuar përmes burimeve të veta se televizioni shtetëror rus “Rusia Sot” do të hap përfaqësinë e saj në Serbi, bëhet fjalë stacionin televiziv të cilin BE e ka ndaluar së emituar për shkak të “nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus” në Ukrainë, transmeton “Bota Sot”.

Se po punohet në hapjen e këtij kanali, lajmin e ka konfirmuar për “Nova.rs” edhe redaktorja kryesore dhe përgjegjëse e “Sputnjik – Serbia”, Ljubinka Milinçiç.

“Po, është e saktë. Nuk do të nis tash të punoj në Serbi, por po përgatitet” tha ajo.

Sipas informatave të “Nova.rs” në krye të këtij televizioni do të jetë pikërisht vajta e Ljubinka Milinçiç, mirëpo ajo në pyetjen e gazetës nuk e ka konfirmuar as nuk e ka dematuar lajmin.

“A duhet të ju zbuloj sekretin apo jo? Lëreni që këtë ta thonë ata” tha redaktorja e “Sputnjik Serbia”.

Përndryshe, Këshilli i Evropës qysh në mars ka vendos ndalimin e shpërndarjes dhe emetimit të medies televizive shtetërore ruse “Rusia Sot” dhe “Sputnjik” në të gjithë territorin e BE-së. Sipas medieve, sanksionet mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe distribuimit, qoftë satelitore, kabllovike, IPTV, platformë, ueb-faqe apo aplikacion dhe të gjitha licencat relevante, kompetencat dhe marrëveshjet për distribuim janë suspenduar, kanë thënë në KE.

Në Bruksel kanë vlerësuar se këto dy medie janë instrument me rëndësi në “nxitjen edhe mbështetjen kundër Ukrainës dhe përfaqësojnë “kërcënim direkt për rendin dhe sigurinë në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat