Besnik Bislimi viziton Rexhep Selimin në Hagë, tregon një detaj interesant për të

Aktuale

Besnik Bislimi viziton Rexhep Selimin në Hagë, tregon një detaj interesant për të

Nga: A.ZH Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:00
Rexhep Selimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka vizituar sot Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ai ka treguar se Selimit nuk i ka ikur asnjë detaj nga zhvillimet politike në Kosovë, edhe pse gjendet në burg, përcjell Bota sot.

Vizita e tij zgjati 3 orë.

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë, sot i ka vizituar edhe gazetari Adriatik Kelmendi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat