​Abdixhiku: Kurti i dehur nga pushteti, nuk njeh vështirësitë e familjeve në Kosovë

Aktuale

​Abdixhiku: Kurti i dehur nga pushteti, nuk njeh vështirësitë e familjeve në Kosovë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 10:57
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar edhe një herë kryeministrin Albin Kurti për mosveprim karshi situatës së rënduar me inflacionin në vend.

Abdixhiku shkroi se Kurti është i dehur nga pushteti dhe nuk e njeh rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e familjeve kosovare.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, shkroi Abdixhiku.

Duke prezantuar inflacionin në vendet e tjera evropaine, kreu i LDK-së tha se Kosova është në gjendjen më të rëndë dhe nuk ka një qeveri që iu del në ndihmë.

“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian - e ne nuk kemi qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrin frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat