Studiuesi dhe hulumtuesi Kastriot Dervishi ka sjellur në vëmendje të opinionit publik një të dhënë shumë trishtuese. Një e dhënë që zbulon se diktatori Hoxha, ishte një i sëmurë sadist, dhe se kushdo, që dinte të metat dhe dështimet e tij në jetë, do të përndiqej dhe vritej, sa më parë që të mund ta bënte këtë.
Një nga viktimat e tij, të cilit nuk ia shpëtoi jetën, as fakti, se ai e kishte dajë Enver Hoxhën, pra ishte nip i tij. Bëhet fjalë për Abaz Omarin, i diplomuar në Francë, në juridik, djali i kushërirës së diktatorit, Hajrie Hoxha.
Në vijim lexojeni postimin e plotë të Kastriot Dervishit.
Diploma e Abaz Omarit
Abaz Omari ishte djali i Ramizit dhe Hajrie Hysen Hoxhës. Nëna e tij e kishte E.Hoxhën djalë xhaxhai. Abazi më 1936-1939 studioi në Montpelje u diplomua jurist. U kthye në atdhe dhe punoi pak kohë në Ministrinë e Financave e më pas në studion e avokatit Skënder Muço. Së bashku me këtë të fundit dhe Abdulla Ramin (edhe ai i diplomuar në Montpelje) formojnë një grup socialdemokrat, i cili nxori edhe gazetën “Zëri i lirisë”.
Gjykata Ushtarake e Krahinës së 2-të Ushtarake Berat, e drejtuar nga kapiten I Zylyftar Veleshnja, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten I Misto Bllaci me vendimin nr.68, datë 6.8.1945, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi me vdekje shtetasit: Abaz Omari, Abaz Hajdarasi (80 vjeç), Thoma Poçi, Mehdi Hajdaraj dhe Harun Lamaj. Eshtrat e tyre u gjetën në vitin 1993 në Berat.
Skeletit të Abazit i mungonte kafka. Ermira Godo ka arritur të gjejë diplomat e universitetit dhe i ka publikuar në profilin e saj në fb.
Shqipëria griu dhe masakroi si në asnjë kohë tjetër intelektualët e saj. Krimi mbi inteligjencien mbetet një gjenocid i pashembullt i regjimit të E. Hoxhës.