Ganimete Musliu për polisat e sigurimeve: Kurti po e mashtron diasporën

Aktuale

Ganimete Musliu për polisat e sigurimeve: Kurti po e mashtron diasporën

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:27
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar bashkatdhetarët sa i përket çështjes së polisave të sigurimit.

Ajo e ka quajtur kryemashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Musliu ka shtuar se vetëm 5-10% e bashkatdhetarëve do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin siç ka qenë edhe me parë.

Postimi i plotë:

Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve.

Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti.

Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do ti hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë.

Ai e njeh mirë diasporën e ka studiuar mirë.

E din që 5-10% do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin sic ka qenë edhe me parë.

Diaspora asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje nëse duhet ose jo të paguaj 15-20 euro për polisen e sigurimit por e ka kundërshtuar fuqishem byrokracinë që i bëhet, kur ata të lodhur nga udhëtimi mezi presin të arrijnë në Atdhe pranë familjarëve të tyre.

Pra kërkesa e diasporës s’ka qenë decidivisht kursimi i vleres monetare prej 20 eurove por kursimi nga maltretimi dhe byrokracia në kufi.

Nime qysh met puna e votimit të ligjit për diasporen se i patën dhanë zor kjo qeveri në ditet e para të mandatit sa që Mimoza Kusari thoshte duhet ta votojmë sonte se nesër është vonë. Qeveria i bani gati dy vjet e ligji askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat