Lufta e pistë, SHIK-SHISH për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Aktuale

Lufta e pistë, SHIK-SHISH për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nga: Saim Tahiraj Më: 22 korrik 2022 Në ora: 17:30
Parlamenti i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë përsëri u shndërrua në një arenë gladiatorësh politik, të cilët po luftojnë për jetë a vdekje politike. Fatkeqësisht edhe kësaj radhe, si herëve të tjera, përdoret Kosova si mjet për t'goditur kundërshtarin në këtë luftë të pandershme.

Mu ashtu si më parë, në momente shumë të rëndësishme historike për Kosovën hapen tema dhe ngjarje destabilizuese që për qëllim kishin dhe kanë pengimin e zhvillimeve pozitiv në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës.

E gjithë kjo luftë e egër gladiatorësh që u zhvillua në arenën shqiptare të quajtur parlament, është vazhdimësi e skenarit të orkestruar nga orkestra e quajtur SHISH DHE SHIK dhe e drejtuar publikisht nga dirigjenti shtatlartë Rama.

Kjo luftë e pistë e filluar shumë më parë të vetmin qëllim e ka zhbërjen e Gjykatës Speciale, sepse si duket gjërat kanë filluar të rrjedhin dhe nesër ndoshta mund të arrestohet ndonjë peshk i madh i SHISH-it, kolegë i trupgjatit!

Parlamenti i Shqipërisë, dje ishte turpi i mbarë shqiptarisë! Si nuk i shkoj ndërmend asnjëherë dhe askujt në parlamentin shqiptarë, ta nisë aprovimin e një rezolute ku do të dënoheshin vrasjet politike në Kosovë.

Mu për këto vrasje po akuzohen si të dyshuar kolegët e trupgjatit, për të cilët e ka marrë malli dhe i vizitoi në Hagë! Si nuk i shkoi në mendje dikujt në atë parlament të nisë krijimin e një grupi hetimor për vrasjet politike që ndodhën mu në zemrën e shqiptarisë?

I vratë në besën dhe bukën tuaj dhe i mbyllët hetimet në mungesë provash, krimi i dytë.

Ju jeni përgjegjës për vrasjen e Ministrit të Mbrojtje të RK-së, Ahmet Krasniqit, i cili u vra në mes të Tiranës, për vrasjen e Ali Ukës, Sadri Ramqajt, Ilir Konushfcit dhe disa të tjerëve.

Kjo nuk është vetëm thikë pas shpine, por plumb tradhtie pas shpine! Këtë e quan patriotizëm ti trupgjatë, këtë e quan ti ndihmë luftës çlirimtare duke ja vrarë njeriun kryesor kolonel Krasniqin a? Ju nuk keni të drejtë të merreni me çështjet e Kosovës sepse pikërisht ju dhe kolegët tuaj i keni futur thikën pas shpine shumëherë.

Merruni me problemet e mëdha që ka Shqipëria dhe se shkaktar kryesor jeni ju. Lëreni Kosovën të qetë sepse ajo i ka institucionet e saja legjitime!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat