Osmani në konferencë për media: Kemi marrë informata specifike që Serbia po…

Aktuale

Osmani në konferencë për media: Kemi marrë informata specifike që Serbia po…

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 10:32 Përditësuar në ora: 17:20 më 17.07.2025
Vjosa Osmani

​Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se vlerësojnë rolin e Donald Trump për paqe dhe se deklarimet në Uashington kanë qenë në këtë linjë, por ajo nuk komentoi deklarimet e Richard Grenell, i cili e kritikoi ditë më parë Osmanin duke thënë se ajo ka "manipuluar” fjalët e presidentit amerikan.

"Unë kam falënderuar presidentin Trump për rolin e tij në botë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Ne ruajmë Kosovën edhe me mbështetje amerikane. Sa i përket asaj se çfarë kam thënë, unë jam përgjigjur në pyetje, janë deklarata të datës 25 qershor, i ftoj qytetarët që të dëgjojnë nëse kam keqinterpretuar ndonjë gjë", theksoi Osmani në një konferencë për media.

Ajo tha se deklarimet e Serbisë se janë për paqe, siç u shpreh Osmani, demantohen nga veprimet e tyre.

"Deklaratat e Serbisë se ata janë kinse për paqe, të gjitha demantohen nga veprimet e tyre. Ata kanë kidnapuar policë, ata kanë hapur rrugë ilegale për të futur ilegalisht armë të nivelit ushtarak, të cilat i kanë marrë nga Ushtria e Serbisë. Ata kanë kryer dhunë ndaj ushtarëve të NATO-s”, tha Osmani.

E para e vendit në konferencë ka folur edhe mbi ngërçin e krijuar politik në vend si pasojë e mos konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ajo tha se janë duke përgatitur lëndën për në Kushtetuese, teksa paralajmëroi që nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka formim të institucioneve, në fillim të javës do ta dërgojnë për interpretim.

Ajo tha se aktgjykimi i Kushtetueses dhe mos respektimi i afatit tridhjetë ditor për formim të institucioneve "duhet të ketë pasojë juridike".

"Negocimi i koalicioneve është çështje e partive, në të cilat nuk mund të ndërhyjë asnjë president. Në të njëjtën kohë unë jam e bindur sikurse për çdo afat tjetër, edhe për këtë afat, në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasojë juridike. Çka ndodhë me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik", tha ajo. 

Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për vizitën që e pati në ShBA.

Ajo ka thënë se Kosova mori mbështetje nga ShBA-ja.

“Njëra në ShBA dhe tjetra në Letoni, në ShBA kemi pasë takime jashtëzakonisht të rëndësishme.

Në të gjitha këto takime pa dallim u konfirmuar se ShBA-ja e shohin Kosovën si aleate strategjike. U rikonfirmua përkrahja për shtetin tonë, për sovranitetin e Republikës sonë, për integrimin euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara”, tha Osmani.

​Osmani thotë se kanë informata që Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se në muajin maj kanë marrë informata që Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës.

"Në fund të muajit maj kemi marrë informata specifike. Gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. I sigurojë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll", tha ajo.

Osmani tha se qytetarët janë informuar për këto tendenca, teksa përmendi edhe deklarimet e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton KosovaPress.

Në konferencë për media, presidentja Osmani deklaroi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur takime jashtëzakonisht të rëndësishme. Ajo tha para mediave se në këto takime u konfirmua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si aleat strategjik.

LIVE: Konferenca e presidentes Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do të mbajë një konferencë për media.

Kjo ngjarje pritet të nisë me fillim nga ora 16:30, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Konferenca pritet të mbahet në Kabinetin e shefës së shtetit.

Osmani ka paralajmëruar se në këtë konferencë do të flas edhe për raportimet se Kosova ishte cak i tentim sulmit nga ana e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat