Kurti e Limaj, pritet të takohen sërish

Aktuale

Kurti e Limaj, pritet të takohen sërish

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 07:37
Limaj dhe Kurti

Një takim mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është zhvilluar dje në mesditë, në një restorant në qendër të Prishtinës.

Takimi, i cili ishte paralajmëruar që prej fillimit të javës, nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje konkrete mes palëve. Megjithatë, nga RTK mësohet se Kurti dhe Limaj pritet të takohen sërish në ditët në vijim.

Ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga asnjëra parti, por supozohet se në qendër të diskutimeve ka qenë ngërçi institucional dhe mundësitë për kapërcimin e tij përmes një bashkëpunimi të mundshëm.

Takimi ka zgjatur rreth një orë, dhe është mbajtur pa praninë e mediave. Deri më tani, nuk dihet nëse janë diskutuar çështje konkrete rreth bashkëqeverisjes apo ndonjë marrëveshje politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat