Murati, Nagavci dhe Basha s’arrijnë të zgjidhen në krye të Kuvendit
Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje s'arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t'u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin dhe Bashkën.
Për Muratin dhe Nagavcin votuan 55 deputetë, 46 ishin kundër dhe pesë abstenuan. Ndërkaq, Basha mori 57 vota për, 25 ishin kundër dhe 24 abstenuan.
Seanca konstituive u ndërpre dhe do të vazhdojë më 26 gusht, duke filluar nga ora 11:00.
Pas Nagavcit, propozhet Dimal Basha
Pas dështimit të kandidaturës së Arbërit Nagavcit, Dimal Basha është propozuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Procesi i votimit pritet të tani.
Propozimi për kryetar të Kuvendit, Arbërie Nagavci
Pas dështimit të Hekuran Muratit, VV ka propozuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Arblrie Nagavcin.
Propozimi vjen, duke e konsideruar atë kandidatin e përshtatshëm për të udhëhequr legjislativin në këtë mandat.
Propozimi për kryetar të Kuvendit sërish Hekuran Murati
Hekuran Murati është propozuar sërish për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Propozimi vjen, duke e konsideruar atë kandidatin e përshtatshëm për të udhëhequr legjislativin në këtë mandat.
Izmaku: Derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, s’kam shpresa për zgjidhje
Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka folur para seancës konstituive.
Ajo u shpreh se derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, Izmaku tha se nuk ka shpresa për zgjidhje.
“Unë si deputete, derisa e shoh që ky lidership, duke përfshirë partinë e parë që doli fituese në këto zgjedhje, por edhe krerët e partive tjera politike, nuk e shohin kompromisin si një vlerë në demokraci, por e shohin si një ligësi.
Unë nuk kam shpresa më që do të ketë një zgjidhje”, u shpreh tutje ajo.
Ganimete Musliu e prerë: Asnjë kandidat i LVV’së nuk e merr votën time
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se asnjë nga kandidatët e VV’së nuk e merr votën e saj.
“E kam marrë këtë vendim sepse nuk bi në lojërat e Albin Kurtit.
Është duke e mbjjtur peng shtetin nga 9 shkurti deri sot.
Prandaj, nuk e merr votën time”, tha ajo.
Emilja Rexhepi: VV ka 30 ditë afat, unë nuk jam e interesuar për kryekuvendare
Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka një afat prej 30 ditësh për të bërë propozimet për konstituimin e Kuvendit.
Ajo gjithashtu u shpreh se nuk është e interesuar të propozohet për kryekuvendare.
“Ne kemi 30 ditë afat me propozimet e VV, e shohim si shkon situata dhe pastaj vendosim.
Nuk besoj, nuk jam e interesuar që të propozohem”, tha Emilja.
Situata në Kuvend, Haziri: S’ka vullnet politik, është bërë e neverishme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për situatën në Kuvend, duke thënë se është bërë e neveritshme.
Ai u shpreh se është mungesë e një marrëveshje politike dhe e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin.
“Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu”.
“Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh tutje ai.
PDK akuzon LVV për bllokadë, Çitaku: S’duan bashkëpunim, kërkojnë nënshtrim
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit është papërgjegjësi totale e Lëvizjes Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës ajo u shpreh para gazetarëve se LVV nuk dëshiron bashkëpunim e as kompromis.
“PDK që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuuar frymës së bashkëpunimit që institucionet të konstituohen sa më parë. Fatkeqësisht kemi pasur një qasje të papërgjegjshme nga LVV, ata nuk duan bashkëpunim e kompromis, ata duan nënshtrim nga deputetët. Duan që ne ti nënshtrohemi vullnetit dhe papërgjegjësisë së Albin Kurtit. Kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne i kemi dhënë opsionet tona të qarta”, tha Çitaku.
Ajo shtoi se shpresojnë ende që Albin Kurti do të reflektojë sepse Kosova ka shumë halle.
Brahimaj: Kurti po zvarrit konstituimin me emra jo konsensual
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, tentimet për të zvarritur procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të emrave jo konsensual. Ai theksoi se opozita nuk do të mbështesë asnjë kandidat që është pjesë e qeverisë.
“Po vazhdojnë me emra jo konsensual, por provojnë emra që me ble kohë, emra që nuk janë të kapshëm për opozitën. Qëllimi i Albin Kurtit është që nga dita e parë blerje e kohës, zvarritje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo vendim që është kundër me ta dalin e ofendojnë. Do të vazhdojnë me emra të njëjtë. Sigurisht, ashtu siç kemi thënë, cilin do nga emrat që nuk janë në qeveri do të jetë një emër që do të votojmë”, tha Brahimaj.