Përfundon numërimi edhe në Vushtrri, fiton PDK

Aktuale

Përfundon numërimi edhe në Vushtrri, fiton PDK

Nga: A.M Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 21:06
Grafika e KQZ

KQZ ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Vushtrrisë.

Në këtë komunë, fitues doli Ferit Idrizi nga PDK me 54,27 për qind ose 14,427 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Sylejman Meholli i LVV-së mori 45,73 për qind ose 12,158 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat