Kryegjykatësi i Speciales mbyll çështjen gjyqësore – Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi përmbyllin fjalimet, aktgjykimi në pritje

Aktuale

Kryegjykatësi i Speciales mbyll çështjen gjyqësore – Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi përmbyllin fjalimet, aktgjykimi në pritje

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 11:16 më 18.02.2026
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Mbrojtja e Thaçit kërkon që trupi gjykues të marrë vendim shfajësues

"Shpallni pafajësinë për të gjitha aktakuzat", tha avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq në fund të fjalës së tij.

Paraprakisht, ai pretendoi se ZPS nuk ka paraqitur prova që tregojnë kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

"Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në atakuzë. ZPS për këtë nuk ka treguar asnjë provë", tha ai.

Pas mbrojtjes së Thaçit, fjalën e ka marrë avokati i Veselit.

Mbrojtja thotë se ZPS nuk mbështetet në prova për akuzën e qëllimit kriminal

Avokati Mishetiq tha se ZPS ka paraqitur argumente të dobëta dhe nuk mbështetet në prova për të vërtetuar nëse ndalimet nga UÇK-ja u bën në mbështetje të qëllimit ushtarak apo për synimin e marrjes së kontrollit të Kosovës.

Sipas tij, ZPS tha se motivi nuk është i rëndësishëm për qëllimin e përbashkët kriminal.

“ZPS nuk mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga objektivi ushtarak. Pretendimin e saj duhet ta paraqesë me prova”, tha ai.

“Nëse ZPS nuk e provon këtë, ata ju kërkojnë që të arrini në një deduksion”, tha Mishetiq. Sipas tij, kur një ndalim u kry për qëllim ushtarak, ZPS kërkon nga trupi gjykues që ta shohë si ndalimi u bë për planin e qëllimit të përbashkët kriminal.

Mbrojtja e Thaçit për komunikatat e UÇK-së

Avokati Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që e lidhin Thaçin me komunikatat e UÇK-së, duke shtuar se ZPS nuk ka treguar se me cilat komunikata apo deklarata publike ai ka kontribuar për krimet në aktakuzë.

“ZPS nuk ka asnjë pikë prove që Thaçi ka lidhje autorizimin e komunikatave ose deklaratave politike, përveç pretendimeve të paverifikuara të Selimit në intervistën dhënë ZPS-së lidhur me komunikatën 59. ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që Thaçi është përfshirë në përgatitjen e komunikatave dhe diskrediton më tej atë që ka thënë Selimi për komunikatën 59”, tha Mishetiq.

“Ju mund të mbërrimi në interpretimin e arsyeshëm të provave se Thaçi nuk ishte i përfshirjen në përgatitjen dhe shpërndarjen e deklaratave politike”, shtoi Mishetiq, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje kohore dhe gjeografike të paraqitur nga prokuroria për krimet e ngritura në aktakuzë.

Sipas tij, ZPS dha vetëm një listë të provave materiale, në mënyrë që gjykatësit t’i shohin ato veç e veç dhe vetë të bëjnë lidhjen, nëse ka, mes provave të Prokurorisë dhe krimeve të pretenduara.

Mishetiq: ZPS premtoi fishekzjarrë e spektakël, por s’kanë paraqitur asgjë

Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka premtuar fishekzjarrë dhe spektakël në këtë gjykim kundër ish-krerëve të UÇK-së, por që nuk paraqiti asgjë.

Sipas Mishetiq, ZPS nuk ka prova të besueshme që Hashim Thaçi kishte rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave e deklaratave politike siç pretendon vetë Prokuroria.

Mishetiq: Nuk ka prova të besueshme që Hashim Thaçi kishte një rol në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave

“Ne iu thamë juve se nuk ka prova të besueshme që Hashim Thaçi kishte një rol në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave apo deklaratave politike dhe iu thamë se ZPS nuk iu jep asnjë shpjegim racional apo logjik se pse anëtarët e NPK pretendohet të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave, po të kishte pasur UÇK një zinxhir komandues funksional dhe iu thamë juve se konsensus i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK ishte se Hashim Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte dhe se ai nuk dyshohej se ishte i përfshirë në ndonjë politik të pretenduar që shënjestronte të ashtuquatjtur kundërshtar. ZPS të hënën nuk kishte kundërpërgjigje apo argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, ata nuk kishin përgjigje/Nuk është që nuk kishin kohë të hënën”, tha ai.

Sipas avokatit të Thaçit, ZPS premtoi fishekzjarrë e spektakël, por siç deklaroi ai, Prokuroria bëri mëkat të madh të pafalshëm - pasi premtoi shumë.

Mishetiq: ZPS premtoi fishekzjarrë e spektakël, por s’kanë paraqitur asgjë

“Mbrojtja e di që ju do të bëni punën tuaj dhe ju do të pranoni konsensusin dhe provat që u kemi shkruar juve. Në fakt prokuroria është ajo që nuk do që ju të bëni punën tuaj, ata duan që ju të bëni punën e tyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin....Mëkati më i madh inë një gjykim është që të premtohet më tepër sesa paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël por kanë paraqitur asgjë“, tha ai.

Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi para trupit gjykues në Hagë tha se Prokuroria në Hagë pati vetëm premtime boshe, të tepërta dhe pa fakte.

Mishetiq: ZPS me premtime boshe te tepërta

“Çfarë saktësisht sipas ZPS tha Hashim Thaçi se do të bënte, çfarë saktësisht sipas ZPS bëri Hashim Thaçi për të zbatuar apo vënë në jetë atë që tha, ZPS nuk pati përgjigje këto ishin premtime boshe të tepërta të cilat nuk do të ndiqeshin me fakte”, tha ai.

Në seancën e sotme pritet të thonë fjalën përfundimtare edhe katërshja e UÇK-së.

Avokati i Thaçit-Gjykatësve: ZPS nuk kishte kundërpërgjigje, është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq ka thënë se ZPS të hënën nuk ishte në gjendje të paraqite argumente thelbësore mbrotjese, e ku ai iu drejtua edhe trupit gjykues të cilëve u tha se janë prokurorët e specializuar ata të cilët duan që gjykatësit e Gjykatës Speciale të mos e bëjnë punën e tyre, por të gjejnë provat që vet ZPS nuk arriti t’i gjente.

“Dhe duke qenë se pas kësaj ata nuk ishin në gjendje të paraqesin argumente thelbësore mbrojtëse, ZPS e di përfundimin se kundërpërgjigjet e tyre të hënën, duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, ju dhe gjykatësit. Në të kundërtën, e di që ju do të bëni punën tuaj dhe do të pranoni konsensusin, pra pranimin që provat që keni ju, kemi përshkruar para jush. Në fakt është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e tyre; ata duan që ju të gjeni prova të cilat ata nuk arritën t’i gjenin.  Të mërkurën e kaluar dëgjuat mbrojtjen e Thaçit, që bëri disa parashtresa që kanë të bëjnë me aspektet themelore të gjykimit, ku përfshihen ushtarë dhe udhëheqës ligjorë, ku përfshihen udhëheqës politikë dhe ushtarakë. Ne ju thamë që nuk ka asnjë raport nga kryesit e krimeve për Hashim Thaçin, ju thamë se nuk ka prova të besueshme se Hashim Thaçi kishte një rol në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave apo deklaratave politike. Ju thamë juve se ZPS-ja nuk ju jep asnjë shpjegim racional dhe logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK pretendojnë të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK po të kishte pasur një zinxhir komandues funksional. Ne ju thamë se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK ishte se Hashim Thaçi nuk dyshohej të ishte i përfshirë në krime lufte dhe nuk dyshohet të ishte i përfshirë në ndonjë politikë të pretenduar që shënjestronte të ashtuquajturit kundërshtarë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ndonëse ZPS kishte dhe 45 minuta në dispozicion, por ata nuk kishin kundërargumente për deklarata e mbrotjtes.

“ZPS të hënën nuk kishte kundërpërgjigje apo argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore. Ata nuk kishin përgjigje. Nuk është që nuk kishin kohë për t’i trajtuar pikat e rëndësishme; ata kishin akoma 45 minuta në dispozicion kur përfunduan edhe kundërargumentet e tyre, por nuk e bënë këtë. Nuk kishin përgjigje. Dhe duke qenë se pas kësaj ata nuk ishin në gjendje të paraqesin argumente thelbësore mbrojtëse, ZPS e di përfundimin se kundërpërgjigjet e tyre të hënën, duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, ju dhe gjykatësit. Në të kundërtën, e di që ju do të bëni punën tuaj dhe do të pranoni konsensusin, pra pranimin që provat që keni ju, kemi përshkruar para jush. Në fakt është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e tyre; ata duan që ju të gjeni prova të cilat ata nuk arritën t’i gjenin”, theksoi avokati.

Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka nisur të përgjigjet për pretendimet e ngritura nga palët.

Fillimisht ai u mor me pretendimin e mbrojtjes së Rexhep Selimit se mbrojtësi i viktimave nuk ka treguar lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe Selimit.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit.

Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne.

Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.

Nis seanca në Hagë

Në Hagë ka nisur seanca e fundit e deklarimeve përmbyllëse për rastin ndaj katërshes së UÇK-së.

Të katër të akuzuarit janë në sallë.

​Emocion në Speciale: Katërshja e UÇK-së përshëndet familjarët para nisjes së seancës

Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së kanë përshëndetur familjarët e tyre, që sot kanë ardhur në numër të madh në ndërtesën e Speciales.

Secili, gjatë kohës sa pritej të hynte në sallë trupi gjykues, kanë shikuar në anën e majtë të tyre dhe u kanë buzëqeshur e përshëndetur me dorë ata.

Rexhep Selimi është parë duke ia bërë "zemrën" me dorë të afërmeve të tyre, raporton KosovaPress.

Sot po merr pjesë në galeri gruaja e tij, Shqipe Selimi.

Në orën 09:00 ka nisur seanca me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave.

Më pas avokatët do të kenë mundësi të bëjnë komentet e tyre lidhur me deklaratat e ZPS-së që janë dhënë të hënën.

Pas pushimit të drekës janë paraparë deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Mbërrin në Gjykatën Speciale, kryetarja Ekaterina Trendafilova

Pak para nisjes së seancën gjyqësore ndaj katërshes së UÇK-së, ka mbërritur në gjykatë kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Ndryshe, në ditën kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët përfundimtare, në Hagë kanë mbërritur familjarë të tyre, si dhe kryediplomati Glauk Konjufca e kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Po ashtu është bërë e ditur se ka pasur interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë seancë.

​Konjufca nga Haga: Shkelje brutale e të drejtave të njeriut, verdikti të jetë në përputhje me lavdinë e UÇK-së

“Shpresojmë që verdikti të jetë në përputhje me historinë dh elavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca para Gjykatës Speciale në Hagë, të mërkurën.

Para gazetarëve, ai theksoi se në procesin gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur shkelje brutale të të drejtave të njeriut. Siç tha ai, është mohuar e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyshme.

Konjufca: U shkel e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyshme

“Është dita e fundit e këtij procesi i cili zgjati kaq shumë, i procesit të gjykimit të katër drejtuesve të UÇK-së, njëri prej tyre Thaçi ishte president i Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli ishin kryetar të Kuvendit të Republikës sonë, kurse Rexhep Selimi gjeneral i UÇK-së dhe udhëhoqi grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Tashmë ata e kanë marr një ndëshkim të padrejtë sepse procesi zgjati aq shumë sa që unë pretendoj dhe të gjithë pretendojmë së bashku se u shkel e drejta elementare e njeriut që mbrohet edhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara edhe me Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën tonë dhe kjo është e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyeshme. Kjo e drejtë ma merr mendja që u shkel në mënyrë të dhunshme sepse janë bërë 5 vite e tre muaj që këta drejtues të UCCK-së mbahen të izoluar dhe larg familjeve të tyre dhe larg shtetit të tyre. Ka qenë shkelje brutale e të drejtës për me pas gjykim të arsyeshëm në kohë“, tha ai. Konjufca: Video “Ne e patëm kritikën tonë gjithmonë për këtë gjykatë se ishte gjykatë një etnike dhe fokusin e kishte pa drejtësisht në UÇK-në e unë jam këtu për të konfirmuar edhe njëherë se lufta jonë, lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, ka qenë luftë e pastër ka qenë luftë mbrojtëse nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ishte policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformua okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë që vranë fëmijë e gra e pleqë e që i mbytën mbi 12 mijë qytetarë të Republikës sonë... Këtë të vërtetë nuk ka asnjë institucion, këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshoj asnjë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat