Kosovahome Prishtina pa telashe ndaj Penzës

Basketboll

Kosovahome Prishtina pa telashe ndaj Penzës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:32
Kosovahome Prishtina triumfon ndaj Penzës

Kosovahome Prishtina ka mundur Penzën 66:49 (16:9, 23:18, 10:17, 17:5), në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt në Superligën e Femrave.

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 16:9. Vashat prishtinase vazhduan me lojë më të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23:18 për të shkuar në pushim me rezultat 39:27.

Por, Penza nuk u dorëzua dhe u rikthye në periodën e tretë, që e fitoi 10:17, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 49:44. Kur u mendua se 10 minutat e fundit do të ishin shumë dramatik, vashat prishtinase nuk lëshuan lojën nga dora dhe fituan çerekun e fundit 17:5, për të triumfuar në fund me shifrat 66:49.

Enxhi Xhanaj me 18 pikë e 12 kërcime dhe Besjana Martinaj me 15 pikë ishin më të dalluarat te Kosovahome Prishtina, derisa te Penza më të dalluarat ishin Valbona Bytyqi me 23 pikë e 12 kërcime dhe Tringa Ukaj me 10 pikë e 14 kërcime.

Kosovahome Prishtina ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Penza tri fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat