Hajdari: Me Ponte Prizrenin do të luftojmë deri në fund për çdo trofe

Basketboll

Hajdari: Me Ponte Prizrenin do të luftojmë deri në fund për çdo trofe

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:45
Hajdari: Me Ponte Prizrenin do të luftojmë deri në fund për çdo trofe

Ponte Prizreni po shënon rezultate të lakmueshme në Superligën e Kosovës në basketboll! Klub që synon të jetë jo vetëm në katërshen e parë por edhe më lart në renditjen e klasifikimit.

Në javën që shkoi, Ponte Prizreni, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 81:77 kundër rivalit vendas, Bashkimi. Një fitore domethënëse për një ekip jashtëzakonisht të organizuar.

Arti Hajdari është prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë, alfa dhe omega e ekipit Ponte Prizreni, tha se është një garë interesante në Superligë.

“Bota sot”: Ponte Prizreni, triumfoi ndaj rivalit më të madh të qytetit, sa ishte vështirë dhe sa iu motivon kjo?

Arti Hajdari: Siç e dijmë, një ndeshje e tillë gjithmonë është një derbi në veti, ku luajnë mes veti dy ekipe prizrenase, andaj gjithmonë është një lojë e mirë dhe e veçantë. Ne e dëshiruam më shumë fitoren, ku ne fund na u shpërblye mundi dhe korrëm fitore.

“Bota sot”: Sfida e radhës kundër Trepçës në Mitrovicë, ku i sheh përparësitë e ekipit?

Arti Hajdari: Në Mitrovicë udhëtojmë për fitore, ku e vlerësoj ekipin kundërshtar si një ekip i mobilizuar mirë sivjet dhe do të jetë një lojë e vështirë. Duhemi të jemi të fokusuar dhe të arrijmë qëllimin tonë.

“Bota sot”: Ponte Prizreni është në pozitën e katërt me 9 pikë pas 6 jave, cilat janë synimet?

Arti Hajdari: Synimet tona sivjet dihet, kemi një ekip të mirë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo trofe.

“Bota sot”: Po Superliga?

Arti Hajdari: Sivjet është Superliga shumë interesante dhe e mirë, ku secila xhiro është derbi. Nuk ka lojë të lehta, kjo për mua si lojtar është një kënaqësi kur në secilën ndeshje nuk dihet fituesi pa u djersit mirë deri në sekondën e fundit të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat