Rahoveci fiton derbin kundër Golden Eagle Yllit

Basketboll

Rahoveci fiton derbin kundër Golden Eagle Yllit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:20
Rahoveci fiton derbin kundër Golden Eagle Yllit

Rahoveci ka fituar derbin ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:96 (15:16, 15:22, 20:30, 26:28), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës, takim që u zhvillua në Suharekë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 15:16. Megjithatë, në periudhën e dytë, mysafirët nga Rahoveci ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 15:22, për të shkuar në pushim me shifrat 30:38.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 20:30, kurse rezultati në semafor ishte 50:68. 10 minutat e fundit ishin të barabartë dhe kjo mjaftoi që Rahoveci të triumfonte në fund me rezultat 76:96.

Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Griffin Rame me 21 pikë e tetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 26 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 23 pikë e pesë asistime.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci pesë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat