NBA ngre siparin

Basketboll

NBA ngre siparin

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
NBA ngre siparin

Mëngjesin e së mërkurës (01:00 ora shqiptare) do të luhen ndeshjet e para të sezonit 2020-2021 në NBA. Sezoni i kaluar u mbyll më 11 tetor në Orlando me Lakers që u shpall kampion, qytet ku dhe u grumbulluan për gati 4 muaj skuadrat pjesëmarrëse.

Gjithsesi, tashmë është koha për të nisur sezonin e ri, që do të ketë 74 ndeshje gjatë sezonit të rregullt.

Dy janë ndeshjet që do të luhen në startin e sezonit 2020-2021 në NBA: Brooklyn-Golden State dhe derbi i Los Anxhelosit mes Lakers dhe Clippers.

Një sezon që parashikohet mjaft interesant dhe me surpriza.

Lakers e nisin si favoritë, duke qenë se kanë ruajtur grupin e vjetshëm dhe janë përforëcuar më shumë. Me interes pritet paraqitja e Kevin Durant te Brooklyn, por edhe ajo e Giannis Antetokounmpo me Bucks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat