Agim Bytyçi - basketbollist dhe veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Agim Bytyçi - basketbollist dhe veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Agim Bytyçi - basketbollist dhe veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Në vitet e 90-ta (1991-1999) u bë një punë e madhe dhe e guximshme nga veprimtarët e degëve të ndryshme sportive në Republikën e Kosovës.  

Sportistët u mobilizuan si një ushtri, duke iu kundërvu agresorit serb.

Dr. Agim Bytyçi i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë basketbollist dhe veprimtar i shquar në shërbim të basketbollit dhe shtetit të Kosovës.

Në vitet e 90, ai së bashku me mijëra sportistë, nuk u ndal asnjëherë, duke kontribuar në forma të ndryshme dhe i rezistuan regjimit serb. 

Dr. Bytyçi është ndër figurat shembull se si punohet dhe luftohet për shtetin e Kosovës. Ai është një personalitet i rrallë, i respektuar kudo dhe burrë i fjalës!

Dr. Bytyçi kontriboi në Federatë të Basketbollit të Kosovës në vitet e 90-ta, në Lidhjen e Sporteve të Ferizajt dhe si basketbollist dhe ishte në vijë të parë të frontit sportiv.

Të shkruash për Bytyçin, duhet me dhjetëra mijëra faqe, për angazhimin dhe kontributin e tij, për hapat e tij të guximshme në kohërat më të vështira dhe sot një qytet me rrethinë mburret me veprat e tij, siç është Ferizaj! Ai u përkujdes edhe për shëndetin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë kontribut të madh.  

Ai sot ndihet krenar për kontributin në vitet më të vështira, po ashtu që sportistët tanë garojnë në rrafshin ndërkombëtar. 

Personalitet që ishte halë në sy për regjimin e Beogradit, por përkundër kërcënimeve nga milicia serbe, ai asnjëherë nuk u ndal, kishte vazhduar veprimtarinë kombëtare dhe sportive në vitet e 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat