Golden Eagle Ylli tregon fuqinë në Gjakovë

Basketboll

Golden Eagle Ylli tregon fuqinë në Gjakovë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Golden Eagle Ylli tregon fuqinë në Gjakovë

Skuadra e basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda, ka shënuar fitore të thellë në Gjakovë, me rezultat 93:72 (22:13, 28:19, 17.23, 26:17) ndaj Vëllaznimit, në takimin e javës së 12-të të Superligës së Kosovës. 

Në dy çerekët e parë gjithçka ishte e qartë, se Ylli do të kthehet me fitore, kur avanconte me 50:32. 

Gjakovarët në dy çerekët e fundit, u munduan maksimalisht por dot që ta shmangin humbjen.

Basketbollisti Devonte Jackson realizon 27 pikë, por nuk i kanë bërë fare punë gjakovarëve. 
Cody John me 20 pikë, i ndihmuar nga Valon Bunjaku me 17, Rilind Krasniqi 14, Demetris Morant 14 pikë, janë më të merituarit për këtë fitore të madhe të therandasve.

Ponte Prizreni kryeson me 21 pasojnë, Golden Eagle Ylli 19, Rahoveci 19, Peja 18, ndërsa Vëllaznimi renditet në pozitën e 6-të me 16 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat