Besim Maxhuni: As në Prishtinë dhe e as në Trepçë nuk është investuar aspak...

Basketboll

Besim Maxhuni: As në Prishtinë dhe e as në Trepçë nuk është investuar aspak...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:21
Besim Maxhuni: As në Prishtinë dhe e as në Trepçë nuk është investuar aspak në kategoritë e reja

Ish basketbollisti i mirënjohur, Besim Maxhuni, tha se klubet e Kosovës, duhet të investojnë në kategoritë e reja.

Ai po ashtu ka përmendur edhe basketbollistin veteran Edmond Azemi dhe ish basketbollistin e mirënjohur, Artan Mehmeti.  Maxhuni flet edhe për përforcimet e klubeve me lojtarët nga shtetet e jashtme.

“Bota sot”: Si ish basketbollist i Trepçës dhe Prishtinës, si e sheh stinorin vjeshtor të basketbollit në Kosovë, me befasi të mëdha?

Besim Maxhuni: Me të thënë të drejtën, tash po del në sipërfaqe ajo që kemi fol shumë, se as në Prishtinë dhe e as në Trepçë nuk është investuar aspak në kategoritë e reja, as që është menduar diçka për ata, edhe ata që janë momentalisht aty nuk janë as për së afërmi, jo ende që të bartin logen e Prishtinën apo të Trepçës ashtu siç duhet.

Supriza, ndoshta mund të them suprizë por nuk mendoj që Ponte Prizreni nuk janë, se kanë punuar dalëngadalë dhe kanë arritur diçka pozitive.

“Bota sot”: I përmendet pak  edhe kategoritë e reja, a mendoni se përforcimet me lojtarë të huaj janë edhe zgjidhja më e mirë për ekipet tona?
Besim Maxhuni:
Pse jo, të forcojmë skuadrat me lojtarët të ri edhe nga jashtë, ata që kanë nevojë për kohën, të luajnë pse jo edhe të marrin një trajner të mirë që do të punoj me kategoritë e reja, ky do të ishte investim.

Amerikani vjen dhe i bën statistika edhe largohet! Duhet investim tek lojtarët e ri.

“Bota sot”: Sigal Prishtina dhe Trepça, një kohë keni qenë pjesë e këtyre si lojtar, si e sheh fundosjen e tyre në tabelë?

Besim Maxhuni: Po, derisa Edmondi (Azemi) në Prishtinë, pa keqkuptime se e kam një respekt të madh për të, është ende më i mirë, po mendoj, po e them, e gjitha kjo duhet të ndryshoj.

Ndërsa tek Trepça duhet menduar shumë më shumë, më thellë, që të kthehen ish lojtarët pse jo edhe Artan Mehmeti, të vendoset si trajner, të jem të durueshëm me të, se ardhja e tij do t’i motivoj të rinjtë që të vijnë në Trepçë sepse dihet se kush ka qenë ai si lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat