Berisha afër transferimit tek një nga rivalët kryesorë të Pejës

Basketboll

Berisha afër transferimit tek një nga rivalët kryesorë të Pejës

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:02
Berisha afër transferimit tek një nga rivalët kryesorë të Pejës

KB Peja para pak ditësh u nda me njërin prej yjeve të saj, Drilon Hajrizin.

Por Hajrizi mund të mos jetë largimi i vetëm nga KB Peja në këtë afat kalimtar.

Burime të Gazetës Olle të afërta me klubin e Golden Eagle Yllit tregojnë se këta të fundit janë shumë afër transferimit të njërit prej lojtarëve më të mirë të basketbollit  në vendin tonë, Dardan Berishës.

Ylli është aktualisht në pozitën e pestë në tabelë dhe me gjasa të mëdha për të qenë pjesë e fazës playoff.

Afrimi i Berishës mund t’i bëjë suharekasit të besojnë që më në fund mund ta fitojnë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat