19-vjeçari bëhet basketbollisti më i ri në NBA...

Basketboll

19-vjeçari bëhet basketbollisti më i ri në NBA...

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:46
19-vjeçari bëhet basketbollisti më i ri në NBA...

LaMelo Ball është bërë lojtari më i ri në histori të NBA, i cili arrin “triple-double”.

Basketbollisti i Charlotte Hornets, LaMelo Ball, ka arritur një rekord fantastik në kuadër të NBA, ai është bërë lojtari më i ri që arrin “triple-double” me 22 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Ball për pak sa nuk e arriti këtë rekord ndeshjen e kaluar, ku regjistroi 12 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime në një fitore ndaj New Orleans Pelicans.

Ai u shpreh i kënaqur, por se këto gjëra nuk ia heqin përqëndrimin nga ajo çka është e rëndësishme.

“Unë jetoj jetën time në atë mënyrë që e di se për çfarë jam i aftë të bëj, kështu që gjëra të tilla nuk më bëjnë shumë përshtypje. E di që do të duhet të ndodhë” tha ai.

Performanca e Ball u vlerësua nga bashkëlojtarët dhe trajneri i skuadrës.

Më poshtë mund të shihni përformancën fantastike të LaMelo Ball.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat