Berisha e konfirmon: Golden Eagle Ylli e organizon Kupën e Kosovës në basketboll 

Basketboll

Berisha e konfirmon: Golden Eagle Ylli e organizon Kupën e Kosovës në basketboll 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:31
Berisha e konfirmon: Golden Eagle Ylli e organizon Kupën e Kosovës në basketboll 

Agron Berisha, drejtor sportiv i klubit të basketbolli Golden Eagle Ylli nga Theranda, tha se nuk është hera e parë që klubi i tij merr organizimin e ‘Final Eight’' Kupës së Kosovës. Ai është krenar sepse sipas tij, janë klubi më stabil në vend dhe që synojnë të gjitha trofetë.

“Është në kushte tjera në krahasim me vitet e kaluara, është vit pandemik po gjithsesi ne nuk e organizojmë për herë të parë kupën, është hera e tretë brenda 6 viteve që e marrim.

Normalisht është sfidë ama kjo është një tregues i mirë që jemi ndër klubet më stabile në Superligë këto vitet e fundit”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ylli me Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, a mendoni se është favoritë kryesor dhe çfarë i duhet më shumë në vazhdim të kampionatit?

“Unë mendoj që Ylli ka punu mirë edhe është në rrugën e duhur për ngritjen e trofeve.

Fondi lojtarëve që e kemi në dispozicion, forca e lojtarëve vendor është shumë e madhe, kur kemi parasysh edhe përforcimet e huaja edhe trajnerin, ekipi ynë është një ndër favoritët kryesorë për Kupë edhe kampionat edhe pse niveli i ligës është ngrit në krahasim me fillimin e kampionatit”, thotë Berisha.

Gara pritet të mbahet nga 3 deri më 7 shkurt. FBK ende nuk ka dalur me qëndrime zyrtare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat