Klubi i basketbollit Prishtina është në formë më të mirë para finales së Kupës së Kosovës, që luhet me 7 shkurt kundër Bashkimit nga Prizreni.
Prishtinaset sonte shënuan fitore bindëse me rezultat 83:55 (30:17, 14:20, 19:9, 20:9) ndaj Vëllaznimit nga Gjakova, në takimin e javës së 12-të të Ligës së Kosovës.
Gjakovaret pësojnë debakël në kryeqytet nga vashat e trajnerit Fidan Shatri.
Basketbollistja Alexis Tolefree me 21 pikë është më efikasja te prishtinaset, ndërsa te gjakovaret Raven Northcross-Baker me 25 sosh.
Bashkimi kryeson me 23 pikë, Vëllaznimi mban vendin e dytë me 21 pikë, pasojnë Prishtina me 20, Penza 18 sosh etj.