Gjakovarët me trajner kroat, jo emër i panjohur për Kosovë 

Basketboll

Gjakovarët me trajner kroat, jo emër i panjohur për Kosovë 

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Gjakovarët me trajner kroat, jo emër i panjohur për Kosovë 

Vëllaznimi nga Gjakova emëron trajnerin e ri. Ai është kroati Branimir Paviç. 
“Branimir Paviç - trajner i ri i Klubit.

Pas disa bisedimeve me trajnerin kroat klubi ka arritur marrëveshjen me Paviçin që të jetë kryetrajner i KB Vëllaznimi.

Paviç ishte në krye të disa ekipeve përfshirë edhe KB Peja ku në sezonin 2015/16 e udhëhoqi Pejën në Ballkan Ligë.

Trajneri do ta udhëheq ekipin deri në fund të sezonit dhe shpresojmë që do të shfaqë rezultate pozitive”, njofton KB Vëllaznimi.

Gjakovarët synojnë sigurimin e ekzistencës në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat