Curryt nuk i mjaftojnë as 11 tre pikësha për fitoren e Warriors

Basketboll

Curryt nuk i mjaftojnë as 11 tre pikësha për fitoren e Warriors

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Curryt nuk i mjaftojnë as 11 tre pikësha për fitoren e Warriors

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e katërt radhazi në NBA, duke iu hakmarrë Detroit Pistons për atë humbje një javë më parë.

Kampioni në fuqi ka fituar me gjashtë pikë diferencë 135:129, në një ndeshje ku u desh të luhen dy vazhdime për ta përcaktuar fituesin.

LeBron James ishte fantastik në këtë duel me 33 pikë, pesë kërcime e 11 asistime, derisa u ndihmua nga Anthony Davies që shtoi 30 pikë të tjera.

Te Lakers me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Dennis Schroder (20), Kyle Kuzma (14) dhe dyshja Caruso e Horton-Tucker që shtuan nga 10 pikë.

Jeremie Grant me 32 pikë ishte më efikasi për mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje fantastike është zhvilluar edhe në Teksas, ku Dallas Mavericks kanë fituar me dy pikë epërsi ndaj Golden State Warriors 134:132.

Luka Doncic ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij me 42 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Në anen tjetër GSW-së nuk i mjaftuan as 57 pikët nga fundori Stephen Curry për ta marrë një fitore të radhës.

Vlen të përmendet se Curry shënoi 11 tre pikësha në këtë sfidë nga 19 tentime sa pati. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Chicago Bulls 92:118.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat