Alexis Tolefree shpallet MVP i Kupës

Basketboll

Alexis Tolefree shpallet MVP i Kupës

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Trofeun ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku

Basketbollistja Alexis Tolefree është trimëreshë e finales së Kupës së Kosovës. 

Falë saj Prishtina ngadhënjeu në finalen e Kupës së Kosovës, me rezultat 75:71 ndaj Bashkimit, në sfidën që u zhvillua në Therandë.  

Tolefree ishte sikur buldozer për vashat prizrenase dhe me 37 pikët e saja ishin vendimtare për triumfin e madh.

Trofeun ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

 Prishtina është bërë specialiste për Kupa, është trofeu i 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat