Ponte Prizreni konfirmon largimin e basketbollistit JD Paige. Prizrenasit luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.
Ponte Prizreni janë prej ekipeve që po sjellin frymë rivaliteti në elitë. Megjithatë largimin e amerikanit e sqarojnë përmes një njoftimi.
“Jd Paige largohet nga Ponte Prizreni!
Lojtari amerikan Jeremiah Paige nga sot nuk është pjesë e skuadrës sonë.
Kjo ishte vendimi i shtabit teknik, të cilët nuk ishin të kënaqur me disiplinën e lojtarit përkundër kualitetit të lart si lojtarë.
Me insistim të agjentit të lojtarit , klubi liroi lojtarin duke caktuar një klauzolë duke u referuar kontratës mes lojtarit dhe klubit.
Paige sot u largua nga Kosova në drejtim të SHBA-ve, ku klubi nuk do rrinë duarkryq ku pritet të nënshkruajmë me një superlojtarë.
Jemi të lumtur që në politikën e klubit tonë mbizotëron : rregullat, disciplina e pastaj suksesi”, njofton KB Ponte Prizreni.