Oleka i Bashkimit 

Basketboll

Oleka i Bashkimit 

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Oleka i Bashkimit 

Ekipi me renome i basketbollit Bashkimi nga Prizreni përforcohet me një lojtar të huaj, me synime që të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.

Obinna Oleka në KB Bashkimi.

Ekipi ynë ka arritur marrëveshje me basketbollistin nigeriano-amerikan, Obinna Oleka, i cili do të na ndihmojë në pjesën e mbetur të kampionatit për t'i arritur objektivat tona.

Oleka është 203 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 4 dhe 5.

Ai vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, me të cilën ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara. Oleka gjithashtu ka karrierë edhe në skuadrat si KTE-Duna (Hungari), Gigantes de Jalisco (Meksikë), St. John's Edge (Kanadë), Argention de Junin (Argjentinë) si dhe Enea Brindisi (Itali)”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat