FBK mbështet Linda Shalën për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Basketboll

FBK mbështet Linda Shalën për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:46
FBK mbështet Linda Shalën për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

Unanimisht ka konfirmuar vendimin e Bordit Ekzekutiv të FBK të datës 11 janar 2021 për emërimin e partnerit medial të Federatës së Basketbollit të Kosovës – Kujtesa sh.p.k.

Ka konfirmuar pjesëmarrësit e Federatës në Kuvendin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ka mbështetur kandidimin e nënkryetares së FBK-së për pozitën e Presidentes së Komitetit Olimpik të Kosovës;

Ka vendosur të fillojë me organizimin e garave të kategorive të reja në të dyja konkurrencat nga muaji mars 2021, me kalendarë të ngjeshur të garave; dhe

Ka konfirmuar sponsorin e Kampit Nacional të FBK për grupmoshat e reja, duke autorizuar Kryetarin dhe Sekretaren e Përgjithshme që të vazhdojnë me procedurën e nënshkrimit të kontratës.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre, njofton Bordi i FBK-së, me kryetarin Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat