Vjen në Shkodër amerikani i katërt

Basketboll

Vjen në Shkodër amerikani i katërt

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:45
Vjen në Shkodër amerikani i katërt

Shkon në katër numri i basketbollistëve amerikanë që kanë firmosur për skuadrën e Vllaznisë për meshkuj.

Më i fundit është Abrian Jones Edward, i cili ka mbërritur në Shkodër dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën kuqeblu. Më parë, ai ka luajtur në Kanada dhe Luksemburg.

Te Vllaznia, pak ditë më parë janë zyrtarizuar edhe 3 blerje të reja nga Amerika. Bëhet fjalë për basketbollistët Anand Hundal, Staenly Devis dhe Lorenzo Martinez.

Edhe trajneri që do të drejtojë shkodranët këtë sezon është amerikan, Matthew Jones. Kampionati do të nisë këtë fundjavë dhe Vllaznia do të luajë ndaj Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat