Fitore për Dallas e Memphis

Basketboll

Fitore për Dallas e Memphis

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:30
Fitore për Dallas e Memphis

Pas një jave pushim, ku u zhvillua ndeshja e “All Star Game”, sot është rikthyer NBA, ku janë luajtur vetëm dy ndeshje.

Skuadra e Dallas fitoi 115-104 ndaj San Antonio në derbin teksan.

Një ndeshje e mirë për Mavericks, ku u dalluan Porzingis me 28 pikë e 14 rebaund si dhe Luka Doncic me 22 pikë e 12 rebound e 12 asist (triple double). Për Spurs shkëlqeu DeMar DeRozan, me 30 pikë e 11 aaist, por që mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe Memphis, që mposhti 127-112 Washington.

Të gjithë titullarët e Memphis realizuan mbi 10 pikë (7 vetë në total). Më i miri për vendasit ishte Valanciunas, me 29 pikë e 20 rebound.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat