Fetahu: Olluri do të kujtohet gjithmonë si një punëtor i devotshëm 

Basketboll

Fetahu: Olluri do të kujtohet gjithmonë si një punëtor i devotshëm 

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:09
Olluri

Sot ka ndërruar jetë Pajazit Olluri, i cili ka qenë edhe themelues i klubit të basketbollit Lipjani.

“E nderuar familja Olluri dhe KB Lipjani

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Pajazit Ollurit.

Pajaziti ishte një punëtor i palodhshëm i basketbollit, dhe në veçanti të KB Lipjanit, duke dhënë kontribut të madh për këtë skuadër, por edhe për tërë basketbollin e Kosovës.

Ai ishte themelues i KB Lipjanit, duke punuar me të gjitha gjeneratat dhe duke qenë afër klubit në momentet më të vështira. 
Olluri do të kujtohet gjithmonë si një punëtor i devotshëm, i urtë dhe kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet për familjen Olluri dhe KB Lipjanin”, shkruan në telegram ngushëllimin Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat