Derbi në Pejë

Basketboll

Derbi në Pejë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:57
Derbi në Pejë

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 19-të në EBC Ligën e Femrave, apo e parafundit për garat e rregullta.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Pejë ndërmjet Penzës dhe Prishtinës, që do të transmetohet edhe në Kujtesa dhe ArtMotion. Skuadra pejane ka grumbulluar 30 pikë, një më shumë se skuadra prishtinase. Kjo sfidë është direkte për vendin e dytë në garat e rregullta.

Lideri Bashkimi do të sfidohet nga Kastrioti. Skuadra prizrenase ka 16 fitore dhe dy humbje, ndërsa ajo ferizajase tri fitore dhe 15 humbje.

Dueli i fundit është mes Vëllaznimit dhe Trepçës. Skuadra kuqezi ka 29 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa vashat mitrovicase kanë mbledhur vetëm 19 pikë, apo një fitore dhe 17 humbje.

EBC Liga e Femrave - Java 19

E premte

12:00 Kastrioti - Bashkimi

17:00 Penza - Prishtina

E shtunë

19:00 Vëllaznimi - Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat