Bostoni në krizë udhëton për fitore kundër Giannis dhe Milwaukees

Basketboll

Bostoni në krizë udhëton për fitore kundër Giannis dhe Milwaukees

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustruese

Fitorja është e domosdoshme për Boston Celtics në duelin e kësaj fundjave që hapë transmetimet e ngjarjeve sportive në platformën më atraktive në vend, Artmotion.

Bostoni me nevojë emergjente për sukses do të synojë të rikthehet tek rezultatet pozitive në ndeshjen ndaj skuadrës më në formë të momentit në NBA, Milwaukee Bucks të Giannis Antetokounmpos.

Aktualisht, Bostoni bartë pozitën e tetë në renditjen e konferencës lindore me 21 fitore dhe 22 disfata, rekord ky shumë më i dobët se sa ishte pritur të jetë në fillim të sezonit.

Nga ana tjetër, Milwaukee kanë shtatë fitore radhazi e këtë ecuri të mirë do synojnë ta vazhdojnë edhe më tutje në kërkim të pozitës së parë në bregun lindor.

Boston, 5-shja e mundshme titullare:

Walker, Brown, Tatum, Theis, Thompson.

Milëaukee, 5-shja e mundshme titullare

Holiday, Middleton, Connaughton, Antetokounmpo, Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat