Ponte Prizreni fiton derbin e qytetit dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Ponte Prizreni fiton derbin e qytetit dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:25
Ponte Prizreni fiton derbin e qytetit dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Derbin prizrenas e ka fituar Ponte Prizreni, që mundi Bashkimin me shifrat 92:102 (31:31, 22:21, 16:25, 23:25), në kuadër të javës të 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, që përfundon 31:31, ndërsa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 22:21, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:52.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë. Ponte Prizreni ishte më i mirë në këtë dhjetë minutësh, duke e fituar 16:25, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:77. Epërsinë e krijuar, Ponte Prizreni e ruajti edhe në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 92:102.

Te Bashkimi u dalluan Obinne Oleka me 18 pikë e 10 kërcime, Milos Latkoviq me 16 pikë e 11 asistime, kurse Musab Mala shtoi 18 dhe Julian Hamati 17 pikë, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 31 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, Joshua Martin me 15 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 16 pikë e 7 kërcime, Blend Matoshi me 18 pikë dhe Landon Taliaferro me 20 pikë.

Bashkimi ka 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Ponte Prizreni e blindoi vendin e parë me 19 fitore dhe 8 humbje, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat